Ja pse duhet t’a konsumoni mushmollën

Mushmolla është një frut që konsiderohet shumë e shëndetshme. Ajo mund të shërbejë për të përgatitur marmelatë dhe çaj, për njohësit e mjekësisë popullore, mushmolla përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut, si dhe pakëson dhimbjet e shpinës dhe të gjunjëve.

Është një frutë që sugjerohet të përdoret dhe në rastin e marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës, kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe u sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitaminë C, pektinë, acide të mollës dhe të limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme. Vendosen në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.

Çaji i mushmollës

Për të përgatitur çajin e mushmollës, në fillim përzieni një mushmollë të freskët të bluar dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lini për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije.