Presidentja Osmani: Qëndrojmë pranë popullit të Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaruar se ndihet e pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në Stamboll.