Milani triumfon në “frymën e fundit” në shtëpi ndaj Fiorentinës

Milani ka arritur të fitojë në “frymën e fundit” ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 15-të në Seria A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultat 2-1.

Golat për Milanin i shënuan Leao (2’) dhe autogol nga futbollisti kundërshtar Milenkoviq (90+1’), kurse për Fulhamin realizoi Barak (28’).

Me këtë fitore, Milani është i dyti me 33 pikë, kurse Fiorentina mbetet dhjeta me 19 sosh. /Zeri.info