Man Utd fiton në “frymën e fundit” në udhëtim te Fulhami

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në “frymën e fundit” në udhëtim te Fulhami në ndeshjen e javës së 15-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Craven Cotagge” përfundoi me rezultat 1-2.

Golat për Unitedin i shënojë Eriksen (14’) dhe Garnacho (90+3’), kurse James realizoi për Fulhamin (61’).

Me këtë fitore, Unitedi ka 26 pikë në pozitën e pestë, kurse Fulhami 19 sosh në vendin e nëntë. /Zeri.info