Kishin dalë për t’i pritur me llokuma, ushtarët ukrainas ua kthejnë me të njëjtën monedhë, fëmijëve u japin çokollata
Banorët e qytetit të Khersonit i kanë pritur me lule e përqafime ushtarët ukrainas, që u futën në këtë rajon.
Pas tërheqjes së trupave ruse nga Khersonit, ukrainasit u nisën drejt këtij qyteti – e ardhja e tyre gëzoi tej mase banorët e atjeshëm.
Shumë prej tyre u pritën me lule e përqafime, madje kishte prej atyre që prisnin në radhë që të fotografohen me çlirimtaret.
E një grup të tyre kishin dalë për t’i pritur fëmijët që mbanin me vete llokuma, të cilat ua jepnin çdo ushtari që futej në qytet.
Një rast i tillë është regjistruar me kamerë amatore, ku shihen fëmijët ukrainas duke vrapuar për t’i përshëndetur ushtarët e tyre dhe për t’ju dhënë nga një llokum.
Megjithatë as ata nuk i lanë fëmijët që të largohen duarthatë – ua dhanë nga një çokollatë në formë simbolike për t’i falënderuar për pritjen e ngrohtë që u është bërë. /Telegrafi
Young #Kherson residents are treating soldiers of the 131st separate reconnaissance battalion with pies. The video was filmed by #British volunteer and medic Macer Gifford.
— NEXTA (@nexta_tv) November 12, 2022
Video: Macer Gifford pic.twitter.com/45lOoeiP4a