Erdogan: Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin që ndodhi në Stamboll [Video]

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka reaguar lidhur me shpërthimin që ndodhi sot në sheshin Istikam të Stambollit.

Duke folur në një konferencë shtypi përpara nisjes për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e 17-të të G20-s, ai tha se bazuar në informacionet fillestare nga guvernatori i qytetit, ka sinjale se shpërthimi mund të ketë qenë akt terrorist.

“Përpjekjet për ta mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu siç dështuan dje dhe siç do të dështojnë sërish nesër”, tha Erdogan në një konferencë shtypi, raporton Reuters.

“Njerëzit tanë mund të jenë të sigurt se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë”, tha ai, duke shtuar se informacionet fillestare sugjeronin se “një grua luajti rol” në shpërthim, përcjell Express.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Stambollit”, ka deklaruar presidenti turk.

“Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim një sulm terrorist, por zhvillimet fillestare dhe inteligjenca fillestare nga guvernatori im është se ai mban erë terrorizmi”, tha Erdogan.