Pamje të rënda pas shpërthimit në Stamboll, mes viktimave njerëzit qajnë e kërkojnë ndihmë [Video]

Një video e fundit nga lagja Taksim e Stambollit shfaq pamje të viktimave dhe të lënduarve pas shpërthimit që ndodhi pasditën e sotme.

Ndër të lë lënduarit shihet se ka edhe fëmijë.

Mediat turke raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka arritur në gjashtë, ndërsa 53 të lënduar rëndë.

Sulmi dyshohet të jetë akt terrorist i kryer nga një grua.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.