Mjekiqi: Qeveria duhet të veprojë në koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e ka konsideruar shqetësuese gjendjen aktuale politike në vend.
Në një intervistë për Gazetën Insajderi, ajo e quajti të mangët Qeverisjen Kurti II, sidomos në sektorin e ekonomisë, të energjetikës dhe atë të shëndetësisë.
Mjekiqi tha se kanë munguar investimet huaja dhe ato kapitale nga partia në pushtet.
“Pritëm të shohim pesë të arriturat e secilës prej ministrive – siç u kërkua nga vetë Kryeministri Kurti para disa javësh por, nuk i kemi parë ato ende”, tha ajo.
Zyrtarja e LDK-së deklaroi se vettingu në drejtësi është shumë i nevojshëm.
“Reformat në drejtësi si edhe në sektorë tjerë janë shumë të nevojshme. Për të quar më tej procesin e vetingut duhet qasje gjithëpërfshirëse si dhe që ky proces të burojë nga Kuvendi”, u shpreh Mjekiqi.
Tutje, Mjekiqi paralajmëroi dimër të vështirë. Ajo tha se subvencionet e deri tashme të Qeverisë së Kosovës janë të pamjaftueshme.
“Më e keqja, (mos)veprimet e qeverisë deri tani nuk i kanë hapur rrugë planeve sado afatgjate për furnizim me energji nga burimet alternative”, u shpreh Mjekiqi.
Intervistën e plotë munda ta lexoni KËTU.