Shpërthim afër sheshit “Taksim” në Stamboll, raportohet për të vdekur [Foto]

Një shpërthim është raportuar në qytetin turk të Stambollit.

Mediat turke kanë shkruar se disa persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës të dyshuar në Avenue Istiklal, afër sheshit Taksim, përcjell Gazeta Express.

Ajo, siç shkruajnë mediat në Turqi, është një nga rrugët tregtare më të ngarkuara të qytetit dhe është afër disa atraksioneve turistike.

Pamjet në internet treguan banorët e panikuar duke ikur nga vendi i ngjarjes me shumë njerëz të shtrirë në tokë.

Ekipet e emergjencës janë dërguar në vendngjarje, raportoi gazeta Cumhuriyet.