Gjilani fiton në Podujevë, triumfojnë edhe Ballkani e Drita

Përfunduan tri ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka arritur të fitojë ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti.

Rezultati përfundimtar ishte 0-1 në favor të gjilanasve, teksa golin e fitores arriti ta realizoi Solomon.

Fitore ka marrë edhe kampioni në fuqi, Ballkani.

Suharekasit fituan me rezultat 2-0 ndaj Ferizajt.

Ndërsa, edhe Drita nuk ka gabuar pasi ka shënuar fitore ndaj Malishevës.

Djemtë e Ardian Nuhiut triumfuan me rezultat 3-1. /Zeri.info