“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit”, Messi shpjegon se çfarë e bën ish-trajnerin e Barcelonës “të veçantë”

Lionel Messi me shaka ka deklaruar se ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dëmtuar futbollin duke e bërë lojën të dukej kaq e thjeshtë, saqë të gjithë donin ta kopjonin.

Messi ka kujtuar kujtimet e bukura të kohës së tij nën drejtimin e Guardiolës në “Camp Nou”, me dyshen që kanë fituar një mori trofesh së bashku midis 2008 dhe 2012, duke përfshirë dy kurora të Ligës së Kampionëve.

Messi e ka cilësuar trajnerin aktual të Manchester Cityt, Guardiolan si trajnerin më të mirë për të cilin ka luajtur ndonjëherë, ndërsa me shaka sugjeroi se imitimet e lira të stilit të tij unik të lojës kanë ardhur si një dëm për lojën moderne.

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit”, ka thënë Messi në një intervistë për “Movistar Plus”.

“Më dukej kaq e lehtë, kaq e thjeshtë, saqë të gjithë donin ta kopjonin. Pa dyshim, ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë, ai ka diçka të veçantë”.

Komentet e yllit të Paris Saint-Germainit vijnë mes thashethemeve të reja se ai mund të rikthehet në “Camp Nou” në vitin 2023.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta zbuloi se Barça do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, ndërsa sulmuesi Robert Lewandowski pretendoi se do të ishte një ëndërr të luante krahas tij. /Zeri.info