Një i infektuar me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.

MSH ka njoftuar se nga 44 testime një person është infektuar me koronavirus.

Ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar tre qytetarë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10.