Vranët dhe me riga shiu, parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diele në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHKM-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.