Zelensky pas largimit të rusëve nga Khersoni: Do të rimarrim gjithçka, më besoni

Forcat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën kritikë të qytetit të Khersonit para se të largoheshin, kështu tha presidenti i Ukrainës, Volofymyr Zelensky, i cili përmendi shkatërrimin e rrjetit të komunikimit, furnizimin me ujë, ngrohjen dhe energjinë elektrike.

Përmes një video-mesazhi lideri ukraisas ka thënë se trupat e tij kanë marrë nën kontroll mbi 60 vendbanime të Khersonit, shkruan Sky Neës, transmeton Zeri.info.

“Para se të tërhiqeshin nga Khersoni, okupatorët shkatërruan të gjithë infrastrukturën kritike, si rrjetin e komunikimit, ujin, ngrohjen, rrymën elektrike”, ka thënë Zelensky.

Ai ndër të tjera shtoi se “Rusët çdokund kanë të njëjtin qëllim, të poshtërojnë njerëzit sa më shumë të jetë e mundur. Por, ne do të rimarrim gjithçka, më besoni mua”

Zelensky potencoi se policia ukrainase ka marrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e gjendjes në Kherson. Ai ndër të tjera përmendi faktin se po thuajse 2 mijë mina dhe predha të pashpërthyera janë deminuar së fundmi. /Zëri