Osmani publikon disa fotografi nga Parisi duke bashkëbiseduar me liderë botëror

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, që po organizohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Osmani ka publikuar disa fotografi duke bashkëbiseduar me disa liderë nga vende të ndryshme të botë, raporton Zeri.info.

“Bashkëbisedime me liderë nga vende të ndryshme të botës, aleatë dhe miq të rinj të Kosovës, gjatë Forumit të Paqes në Paris”, shkroi ajo.