Politikani ekstremist anglez për protestën e shqiptarëve: Turp kjo që po ndodh në Londër

Kohët e fundit shumë gazeta britanike i kanë kushtuar artikuj çështjes së imigrantëve shqiptarë në Angli.

Por, sot shqiptarët sot organizuan një protestë në Londër për siç thanë ata “kundër nënçmimit që po u bëhet”, raporton Zeri.info.

Politikani ekstremist, Nigel Farage ka bërë disa komente për protestën e sotme. Ai ka thënë se është një turp që po ndodh në Londër.

Farage iu ka referuar shqiptarëve si “këta njerëz nuk kujdesen për vendin apo sakrificat”.

“Këta njerëz nuk kujdesen për vendin tonë dhe as për sakrificat e së shkuarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp”, shkroi ai në Twitter. /Zëri