Analisti Gashi: Opozita ka urrejtje patologjike ndaj Kurtit

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se opozita ka urrejtje patologjike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai madje ka shkruar edhe një “terapi” për opozitën, raporton Zeri.info.

“1. ecje e shpejtë çdo ditë nëpër shtigjet e gërmisë (9.6 km të tri shtigjet, kryhet per max 90 min);

2. ushqim i shnetshëm, kryesisht pemë e perime... ujë me ph mbi 8, vo veç t'katunit, vaj ullini ekstra virgjin...

3. terapi grupore n'hapësina t'mëdha e t'mbylluna, pa prani t'mediave dhe pa telefona, ku e shani fort albin kurtin dhe e nxjerrni krejt t'keqtit”, shkroi ai në Facebook. /Zëri