Pas humbjes nga Brentfordi, Guardiola: Ekipi më i mirë fitoi

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me humbjen ndaj Brentford.

‘Citiznes’ hasën në befasi në ndeshjen e xhiros 14 në Premier Ligë, pasi u mposhtën në shtëpi 1:2 kundër Brentford.

Kampioni në fuqi nuk tregoi lojë të mirë, andaj edhe pësuan humbje.

Pas ndeshjes trajneri i Man City, Guardiola tha se fitoi ekipi më i mirë.

“Ekipi më i mirë fitoi. Ne kishim shumë probleme dhe nuk mundëm të shënonim pasi nuk na lejuan. Kur Toney gjuajti topin teksa luante nga mesi, ai krijoi probleme”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Me humbjen e pësuar sot Man City qëndron në vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se Arsenal (por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar).