Kurti takon drejtorin e Agjencisë Franceze për zhvillim, flasin për krizën energjetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Cyrille Bellier, drejtor nga Agjencia Franceze për Zhvillim.

Bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për angazhimin e Qeverisë për zhvillimin socio-ekonomik, ndër të tjera Kurti ka theksuar se Kosova është qendër e rajonit të EMENA-s dhe krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Kosova ka potencial të madh në rajon.

Po ashtu është folur edhe për sfidat sociale e ekonomike për Kosovën, duke përfshirë çështjet energjetike e mjedisore, raporton Zeri.info.

“U bisedua për angazhimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në veçanti u bisedua për aktivitetet që janë pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar investimeve strategjike socio-ekonomike në rajon në koordinim me objektivat e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit”, thuhet në komunikatë. /Zëri