PSD-ja thotë se është arrestuar Nol Nushi pa urdhërarrest

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:00 është arrestuar aktivisti Nol Nushi.

Sipas PSD-së atij nuk i është paraqitur asnjë urdhërarrest, gjë të cilën kjo parti e cilëson si ilegale.

“Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla”, thuhet në njoftim.

Ata më pas bëjnë të ditur se Nol Nushi është liruar, po i është ndalur letërnjoftimi, veprim që sipas tyre s’ka asnjë shpjegim ligjor dhe është i dyshimtë.

“Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, thuhet ndër të tjera. /Zëri