Rohde: Absudre të ketë konfrontime të dhunshme për targat ilegale

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka kërkuar që të gjindet një zgjidhje për targat ilegale në mënyrë që të mos krijohen tensione.

Ai madje e quajti si absurde që të krijohen konflikte vetëm për këtë çështje, raporton Zeri.info.

Rohde ka kërkuar që palët të kenë vullnet politik dhe të bëhen compromise duke respekuar marrëveshjen e Brukselit.

“Nevojitet vullnet urgjent politik për shtensionim dhe kompromise bazuar në marrëveshjet e Brukselit. Është absurde të rrezikohen konfrontimet e dhunshme për shkak të targave të veturave teksa po zhvillohet lufta brutale kundër Ukrainës nga Rusia me viktima tashmë të panumërta”, shkroi Rohde. /Zëri