Rrjedhje gazi në një fabrikë në Itali, 26 persona të helmuar

Tre persona janë shtruar në gjendje të rënduar në spitalin e Verbanisë, Itali pas rrjedhjes së lëndëve kimike në fabrikën e kompanisë Galvanoplast në Gravellona Toce (Verbano-Cusio-Ossola).

23 persona të tjerë do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor.

Shkaqet e aksidentit të ndodhur në kompaninë e specializuar për krominimin e materialeve plastike janë duke u hetuar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, policia, zjarrfikësit dhe personeli mjekësor, shkruan Ansa. 

Personat e helmuar janë të gjithë punëtorë në uzinën Gravellona Toce (VCO). /abcnews