Formacionet zyrtare: Prishtina - Drenica dhe Dukagjini - Trepça ’89

Prishtina është nikoqire e Drenicës në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit kanë tre ndeshje pa fitore ku kanë barazuar në dy prej tyre dhe kanë pësuar humbje së fundmi ndaj Malishevës.

Në anën tjetër Drenica ka katër sfida pa fituar dhe ka mbetur në vendin e parafundit në tabelë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë qëllim që të rikthehen te fitoret.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Belica, Mici, Bytyqi, Useini, Gashi, Shabani, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Shefiti

Drenica: Gjokaj, Lushtaku, Veliqi, Hoti, Bejta, Agyare, Dervishaj, Ahmeti, Gavazaj, Zeka, Koxy.

Dukagjini është nikoqir i Trepçës ’89.

Dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës, por që kanë treguar formë të mirë ndeshjet e fundit.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë pikë të njëjta nga 18, derisa në dy sfidat e fundit kanë grumbulluar nga gjashtë pikë.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku, por edhe ajo nga Shpëtim Idrizi synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe pas ndeshjes së sotme.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Syla, Dallku, Hugo, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Mërlaku, John.

Trepça ’89: Pas pak…