Vrau shoqen shtatzënë dhe tentoi t’i merrte fëmijën, dënohet me vdekje 29-vjeçarja në Teksas

Vrau shoqen shtatzënë dhe tentoi t’i merrte fëmijën, dënohet me vdekje 29-vjeçarja

Një gjykatë në Teksas dënoi me vdekje një 29-vjeçare të mërkurën për vrasjen e një gruaje shtatzënë të cilës donte t’i merrte vajzën e saj të palindur.

Juristët u kthyen me dënimin kapital për Taylor Parker, 29 vjeç, pasi diskutuan për pak më shumë se një orë, raportoi Texarkana Gazette.

29-vjeçarja e kreu krimin makabër në tetor të vitit 2020, ku fillimisht e rrahu viktimën dhe më pas i preu barkun për t’i marrë fëmijën.

Simmons-Hancock, e cila ishte 35-javëshe shtatzënë u gjet e gjallë pas sulmit që ndodhi në shtëpinë e saj në New Boston, në sytë e vajzës tre vjeçare.

Fëmija i palindur nuk arriti të mbijetojë, ndërsa sipas autoriteteve autorja e ka kryer veprimin pasi ka dashur ta marrë foshnjën si të sajën.

Prokurorët thanë se para vrasjes Parker ishte maskuar si shtatzënë, madje ajo kishte falsifikuar edhe ultratinguj dhe kishte bërë një festë për zbulimin e gjinisë ./euronews