Gruaja në Prishtinë rrahu dhe kanosi burrin e saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Polici të premten në mëngjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Zëri