Ngacmoi dhe shqetësoi ish-bashkëshorten, arrestohet Prizrenasi

Policia në Prizren ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti ka ngacmuar ofenduar dhe shqetësuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, ngjarja ka ndodhur më datën 11.11.2022 rreth orës 11:15 minuta në Prizren, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar, shqetësuar dhe ofenduar në vazhdimësi ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare” thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri