Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Një person është gjetur pa shenja jete më fshatin Lladofc në Podujevë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 11.11.2022-rreth orës 18:27 minuta, raporton Zeri.info.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. /Zëri