Një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor fillojnë rrjedhjet e ujit

Vetëm një ditë nga hapja e parkingut nëntokësor në Prishtinë, tashmë janë duke u parë defektet e saj.

Faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, përmes faqes së saj në rrjetin social Facebook ka publikuar pamje nga brenda parkingut, ku shihet se ka rrjedhur uji, pas shiut që ka rënë.

“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh ne fillim me rrjedhje t’ujit”, shkruan kjo faqe.

Ndryshe, ky parking e ka çmimin më të lartë në rajon për një orë qëndrimi.

Krahasuar me Tiranën që tre orë parkim i ka 1 euro e 70 centë e po ashtu edhe me Shkupin që po ashtu një orë parkim i ka rreth 80 centë.

Ndryshe, që nga dita e djeshme dhe në vikend, parkingu do të jetë pa pagesë. /Zëri