Aksident i rëndë mes dy veturave pas mesnate në Prishtinë, lëndohen tetë persona

Pas mesnate tek Menza e Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përfshirë dy vetura teksa kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Rastin për Zeri.info, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqtin tek rrugët “Eqrem Qabej” dhe “Agim Ramadani” ku janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit "Audi A3".

“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” ka thënë Ahmeti, duke shtuar se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin. /Zëri