12 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total janë 12 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

MSH-ja njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 7 persona, ndërsa janë paraqitur 3 raste të reja me COVID-19.

Ministria po ashtu bën të ditur se nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,202 persona.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë 8 vaksina, ndërsa nga fillimi i procesit janë administruar 1,836,701 doza të vaksinës. /Zëri