Gjendet një i vdekur në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje

Një person dyshohet se është vetëvrarë sot rreth orës 18:30 në fshatin Lladoc të Podujevës.

Këtë për “Zëri” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj mjekët emergjentë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë ajo.

Ajo konfirmoi se ka elemente që çojnë në dyshimin se është vetëvrasje, por që Policia ka nisur hetimet mbi vdekjen e këtij personi.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, shtoi Ahmeti. /Zëri