Gjuhet me armë zjarri dy herë brenda javës trafostacioni në Balloc të Podujevës

KEDS-i ka bërë të ditur se disa persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri trafostacionin në Ballofc të Podujevës.

Sipas KEDS-it, rasti i parë ka ndodhur më 05.11.2022, por pavarësisht lajmërimit në Polici, edhe sot po ashtu ka ndodhur e njëjta gjë, raporton Zeri.info.

“Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin.

Por, ngjarja nuk ndalet me kaq”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga kjo situatë kanë pësuar edhe rreth 120 konsumatorë të cilët kanë mbetur pa energji elektrike.

“KEDS dënon fuqishëm rastet e tilla, nga të cilat pos dëmtimit të aseteve, e pësojnë edhe konsumatorët.

Ftojmë policinë e Kosovës që rastet e tilla t'i trajtojë me prioritet, në mënyrë që të kapen fajtorët dhe këto raste të mos përseriten më”, thuhet ndër të tjera. /Zëri