Osmani: Rekrutët e rinjë do ta forcojnë ushtrinë tonë

Sot në kazermën “Adem Jashari” janë betuar 311 rekturë të rinj të FSK-së.

Ky njëherit është edhe grupi më i madh, shkruan Zeri.info.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se rekrutët e rinjë do ta forcojnë ushtrinë e Kosovës.

“311 rekrutë të rinjë, nga sot do e forcojnë edhe më shumë Forcën tonë, ushtrinë tonë”, shkroi ajo.

Kujtojmë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ushtria është prioritet i Qeverisë. /Zëri