Sarrazini jep detaje për takimet e zhvilluara në Kosovë e Serbi

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka dhënë më shumë detajet për takimet që zhvilloi në Kosovë e Serbi së bashku me homologun slloven, Anëej Frangeš

Sarrazin ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe tejkalim të situatës, por edhe përfshirje në dialog, raporton Zeri.info.

“Me Anëej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin Kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, shkroi në Twitter. /Zëri