Borrelli pas takimit me Kurtin e Vuçiqin: Sigurimi i paqes në këtë moment kritik është thelbësor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka bërë disa komente pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se kanë diskutuar intensivisht për ta lehtësuar dialogun nga BE-ja dhe rrugën përpara evropiane, raporton Zeri.info.

Borrelli ka theksuar se të dyja palët duhet ta respektojnë dialogun.

“Sigurimi i paqes dhe stabilitetit në terren në këtë moment kritik është thelbësor”, shkroi ai në Twitter. /Zëri