Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, kurse lajmin për “Zëri” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se për këtë rast janë arrestuar tre persona.

“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, është shprehur Ahmeti. /Zëri