Arrestohet 57-vjeçari në Pejë për vjedhjen e një biçiklete

Në korrik të këtij viti në Stacionin Policor në Pejë është paraqitur viktima, i cili deklaron se në hyrjen e banësës së tij ia kanë vjedhur biçikletën, në vlerë rreth 400 euro.

Pas raportimit, është arritur që të enjten e kaluar të arrestohet një 57-vjeçar, i dyshuar për rastin, transmeton Zeri.info.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga viktima e rastit janë sjellë disa videoincizime, të cilat do të na ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, më datën 10.11.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari F.B. i lindur më 1965”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur gjithashtu se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa biçikleta pas procedurave ligjore do t’i kthehet viktimës së rastit. /Zëri