Zyrtarja e FIFA-s, Samoura: Mane duhet të jetë në Katar për Kupën e Botës

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatima Samoura, ka sugjeruar përdorimin e “udhëheqësve shpirtërorë” për të siguruar që Sadio Mane të jetë i aftë për Kupën e Botës.

Shpresat e Manes për Kupën e Botës u futën në dyshime, pasi u detyrua të largohej nga fusha fitoren e Bayern Munichut, pasi pësoi një lëndim.

Skanimet kanë zbuluar një problem që mund të nënkuptojë se ai humbet Kupën e Botës, por Samoura ka këmbëngulur që ylli i Senegalit duhet të shkojë në Katar.

“Ne do të përdorim liderët shpirtërorë”, tha sekretarja e përgjithshme e FIFA-s për “Europe 1”.

“Unë nuk e di [nëse janë efektive], por në këtë rast, ne do t'i përdorim ata gjithsesi, janë duke shpresuar për mrekulli. Ai duhet të jetë atje”.

Mane, tani është në një garë me kohën për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2022 dhe përzgjedhja e tij do të përcaktohet së shpejti. /Zeri.info