Deputeti austriak: Kosova të njihet nga vendet e BE-së dhe Serbia

Deputeti austriak Helmut Brandstatter ka takuar në Austri deputetin e PDK-së Enver Hoxhajn.

Gjatë takimi me Hoxhajn, deputeti austriak ka bërë thirrje që të gjitha vendet e BE-së dhe Serbia ta njohin Kosovën.

“Sot takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës”, shkroi ai pas këtij takimi.

Tani kemi mungesë lufte, por na duhet paqja e përhershme në rajonin e Ballkanit, i cili është pjesë e rëndësishme e Evropës”, shkroi Brandstatteri në Twitter. /Zëri