Arrestohet gjakovari, bashkë me shokë sulmoi dy persona

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person, pasi dyshohet se me dy shokë të tij kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Domi”, më datën 10.11.2022, rreth orës 12:50, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas i njëjti me dy të dyshuar të tjerë, meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime. Në lidhje me rastin i dyshuari dhe viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë intervistuar, ku në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri