Arrestohet një vushtrrias për posedim të substancave narkotike

Polica në Vushtrri ka arrestuar të dyshuarin, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjatja ka ndodhur më datën 10.11.2022, rreth orës 22:55, në Vushtrri, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë dhe një shufër metalike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Zëri