Musliu: Kurti t’i ruajë sovranitetin e miqësitë e krijuara nga PDK-ja, ka sjellje arrogante e fëmijërore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka folur për situatën në veri të vendit, duke kërkuar që kryeministri Albin Kurti të lërë egon e tij të sëmurë dhe të sillet si një lider i shtetit.

Ajo tha se sjelljet e Kurtit e të Qeverisë me ministra e deputetë është arrogante dhe fëmijërore.

Deputetja Musliu theksoi se duhet marrë parasysh këshillat e SHBA-së, sepse Kosova nuk mund te lëvizë para pa SHBA-në dhe BE-në.

Sipas saj, i mbetet kësaj Qeverie ta ruajë sovranitetin dhe miqësitë që e ka shtrirë PDK-ja gjatë kohës kur ishte në qeverisje.

“Sa i përket gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës, duhet të jemi të matur në deklarata tona. Nuk dua të japë përgjigje hipotetike në raport me sigurinë e vendit tim. Albin Kurti duhet ta lërë me një anë fjalorin e tij populist. Duhet ta lërë me një anë egon e tij të sëmurë dhe të sillet si një lider i shtetit. Sjelljet e Albin Kurtit dhe Qeverisë me ministra e deputet janë sjellje arrogante dhe fëmijërore. Këshillat e miqve tanë qoftë nga SHBA-ja duhet t’i marrim parasysh, sepse ne nuk mund te lëvizim para pa SHBA-ja dhe BE-ja”.

“Çdo vendim që merret në kundërshtim me SHBA-në është i dëmshëm për Kosovën dhe vetë Kurti. Ne si opozitë i kemi ofruar mbështetjen tonë Albin Kurtit, por asnjëherë nuk është pranuar, sepse edhe kur t’i ndihmosh të refuzojnë. Asnjëherë nuk kemi dalë kundër sovranitetit të vendit tonë. PDK-ja është dëshmuar për shtrirje të sovranitetit dhe i mbetet kësaj Qeverie ta ruajë sovranitetin që e ka shtrirë PDK-ja gjatë kohës kur ishte në qeverisje”, tha Musliu. /eo