Haki Abazi mban sërish konferencë për media

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thirrur për sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në hapësirat e Kuvendit, në orën 10:00.

Sipas tij, konferenca do të mbahet çdo të premte, në orën 10:00, derisa u shpreh se këtë e bën për t’i ndihmuar jetës parlamentare e demokratike në vend.

“Unë kam vendosur që të premte në orën 10:00 të mbaj konferenca për shtyp, pikërisht për t’i ndihmuar jetës parlamentare e demokratike në vend, ne jemi shtet parlamentar, deputeti ka përgjegjësitë dhe obligimet e veta, natyrisht që do të ishte e pafalshme që në fund të mandatit të ankohemi ose të tentojmë të arsyetojmë mungesën e veprimit, komunikimit me qytetarët, votuesit, por edhe me ju media”, ka thënë ai. /Zëri