Abrashi: Me sot u binda që Lumir Abdixhikun nuk duhet marrë seriozisht

Sipas deputetit të LVV-së Artan Abrashi, njerëzit nga Shqipëria kanë kontribuar dhjetëfishi për Kosovën më shumë sesa Abdixhku gjatë gjithë jetës se tij.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i ka komentuar deklarata e kryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhkut, ku ky i fundit kishte thënë se “në LVV ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane”.

Por sipas deputetit të LVV-së Abrashi, “këta njerëz janë anëtarë dhe aktivistë të LVV-së dhe kanë bërë më shumë dhjetëfishi për Kosovën sesa që ka bërë  Abdixhku gjatë gjithë jetës se tij”.

Ai ka thënë se nuk është i habitur me deklarata e të paritë të LDK-së, ku thotë se “një grup misterioz nga Shqipëria paska ardhë në Kosovës për të prishur rendi Kushtetues e juridik të Kosovës”.“Me pas fol kështu për Serbinë, situata do të ishte më mirë, po për Abdixhkun është problem një grup misterioz i i kqyrë në LVV që kqyre më prish këtë shtete, nuk është e çuditshme për mu sepse kur e kam pa edhe qenderimin e tij arrogant edhe ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajit, që e refuzojë me taku e ndërsa me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shkojë e takojë ku dëshirojë Gjykanoviq unë nuk kam çka me shtua tjetër ndaj Abdixhikut”.

“Me sot u binda që Lumir Abdixhikun nuk duhet marrë seriozisht”, ka thënën Abrashi teksa ka shtuar se është duke bërë opozitarizëm pastil dhe të ulët.