Çitaku: Mburrja e Kurtit për vizitat në Elysee është për keqardhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani janë pritur në takim nga kryeministri francez, Emmanuel Macron.

Kurti në një postim në Tëitter, shkroi se “u ktheva në Elysee, hera e tretë në dy vite”, shkruan Zeri.info.

Këtë deklaratë ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur si “Diplomaci për fillestarë”.

Ajo më tej ka thënë se dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit, si pjesë e konferencave ndërkombëtare, jo vetëm e Kurtit.

Si Ambasadore p.sh., kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike.

Sinqerisht, për keqardhje”, shkroi ajo. /Zëri