Vidhen medikamente, karrige e gjësende të tjera në depon qëndrore të MSH-së
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në depon qëndrore janë vjedhur medikamente, karrige e gjësende të tjera.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datën 07.11.2022, kurse janë njoftuar Policia e Kosovës, raporton Zeri.info.
Sipas MSH-së, në verifikim në prezencë të Policisë së Kosovës është vërejtur mungesë e sasisë së produktin “Tramadol ampula” dhe “Morfin ampula”.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se mungojnë sasi të produkteve si në vijim:
Methadon sol 100ml, 90 shishe, Tramadol 50 mg, 541 ampula dhe Morphine 10mg/ml, 280 ampula, ku vlera totale e produkteve që mungojnë është 1105.92€.
“Lidhur me rastin e depos janë duke vazhduar hetimet nga organet kompetente, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është duke marr masa për fuqizimin e sigurisë fizike të depos së barnave”, thuhet në njoftim. /Zëri