Bislimi takohet me emisarin gjerman dhe slloven, flasin për dialogun me Serbinë
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi sot ka pritur në takim emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Anëej Frangeš.
Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për hapat e mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Zeri.info.
“Theksova se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë, që çon drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, u shpreh ai.
Bislimi ndër të tjera ritheksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por edhe për sundimin e ligjit.
“Bashkëpunimi, koordinimi dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet e Gjermanisë dhe të Sllovenisë, janë tejet të rëndësishme për Kosovën, si partner dhe aleat të fuqishëm të vendit tonë”, shkroi ai. /Zëri