Abdixhiku në SHBA do të takohet me senatorë e kongresmenë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të diel do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku atje do të zhvillojë vizitë zyrtare.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Halimi tha se Abdixhiku, gjatë vizitës njëjavore, do të ketë takime me senatorë e kongresmenë.

“Mund t’ju konfirmoj se kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në SHBA, për një vizitë njëjavore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, tha Halimi.