Von Cramon: S’ka arsye që të mos bëhet liberalizimi për Kosovën

Sot mbajti takim Grupi Punues për vizat në kuadër të Këshillit të BE-së, mirëpo raportohet se ata kanë vendosur që liberalizimi i vizave për Kosovës të hyjë në fuqi në nëntor të vitit 2023, njëkohësisht me sistemin ETIAS.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, raporton Zeri.info.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, shkroi ajo në Tëitter.

Po ashtu edhe presidenca çeke ka njoftuar se është mbajtur takimi i dytë i këtij grupi punues, por që nuk ka pasur ndonjë konsensus.

Në njoftimin e tyre thuhet se ka pasur përparim në negociatat.

“Më 10 nëntor, Grupi Punues për Vizat e Këshillit të BE-së mbajti diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave me Kosovën nën Presidencën Çeke. Shtetet Anëtare diskutuan propozimin për kompromis të Presidencës mbi kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS. Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bën përparim të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’i rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme”, thuhet në njoftim. /Zëri