Tejkalon në vijë të plotë, gjilanasit i merret patentë shoferi për tre muaj

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka pranuar një fotografi në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë.

Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e PK-së. /Zëri